Vuçiq konfirmon bisedën me Putinin, thotë se më 9 maj do ta vizitojë Moskën

Aleksandar Vuçiq njoftoi se ka biseduar me presidentin rus.

Presidenti serb ka treguar se ka biseduar me Vladimir Putinin për disa çështje të rëndësishme mes dyja vendeve.

“Një bisedë shumë e mirë me presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Vladimiroviç Putinin, mbi të gjitha çështjet e rëndësishme të bashkëpunimit tonë dypalësh dhe konfirmimi i takimit të ardhshëm më 9 maj në Moskë”, tha ai.

“Folëm për bashkëpunimin politik dhe për nevojën e vazhdimit të rimëkëmbjes së shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik”, shtoi ai, duke theksuar se një nga temat kryesore ishte marrëveshja për furnizimin me gaz.
“Një nga çështjet kyçe ishte situata në rajon. I përcolla atij një mesazh nga presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik. Putin e kupton mirë situatën në rajon, i sheh përpjekjet dhe veprimet e përfaqësuesit të lartë në Bosnje dhe Hercegovinë, duke synuar rrëzimin e Dodikut. Federata Ruse ka mbështetur gjithmonë Marrëveshjen e Dejtonit dhe Republikën Serbe”, tha udhëheqësi i Serbisë.

“Po ashtu, duhet të theksoj se njerëzit në Serbi janë të shqetësuar për përpjekjet për një revolucion me ngjyra, dhe për këtë bisedova me të. E falënderova që zyrtarët rusë nuk e mbështesin këtë. Putin kishte një qëndrim të qartë dhe preciz, se Rusia e kupton mirë dhe e sheh çfarë po ndodh dhe do të vazhdojë të mbështesë qeverinë legjitime të zgjedhur në Serbi”, deklaroi Vuçiq.

Ky i fundit përfundoi video-fjalimin duke konfirmuar se do ta vizitojë Moskën më 9 maj, “ku do të jem i pranishëm në përvjetorin e 80-të të fitores ndaj fashizmit”.

Ndryshe, Vuçiq po vazhdon të del kundër thirrjeve të Bashkimit Evropian për izolimin e Putinit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button