Vrasja në Dyqanxhik, MPB: Dy grupe janë përpleshur me armë në Bit Pazar

Dy grupe prej pesë deri në gjashtë persona janë përfshirë në një përplasje me armë në Bit Pazar. Një person është plagosur dhe është dërguar në spital.
“Zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Bit Pazarit dolën në vendngjarje dhe konstatuan se bëhej fjalë për një përplasje me armë mes dy grupeve me nga pesë deri në gjashtë persona, ku një person është plagosur dhe është transferuar në Qendrën Emergjente pranë Kompleksit Klinik ‘Nëna Terezë’”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja, ndërsa janë dëmtuar disa vitrina ekspozuese të objekteve tregtare përreth si dhe disa vetura të parkuara. Po merren masa për zbardhjen e rastit.