Presidenti turk diskuton zhvillimet rajonale dhe globale me homologun iranian

Erdogan ka thënë se është e rëndësishme dhe e nevojshme të ndërmerren hapa në periudhën e re që do të forcojnë paqen rajonale, duke shtuar se Turqia do të punojë për ta ndihmuar vendosjen e saj.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar të hënën bisedë telefonike me homologun e tij iranian, Masoud Pezeshkian, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, njoftoi Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, transmeton Anadolu.

Gjatë telefonatës, Erdogan ka mirëpritur mirëkuptimin e arritur mes Iranit dhe SHBA-së, duke thënë se Turqia do të ofrojë gjithë mbështetjen e mundshme për të siguruar që procesi të përfundojë në mënyrë paqësore, thuhet në një postim të drejtorisë në platformën sociale turke NSosyal.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e veprimit me kujdes ndaj atyre që përpiqen të sabotojnë bisedimet.

Erdogan ka thënë se është e rëndësishme dhe e nevojshme të ndërmerren hapa në periudhën e re që do të forcojnë paqen rajonale, duke shtuar se Turqia do të punojë për ta ndihmuar vendosjen e saj.

Presidenti turk gjithashtu ka thënë se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të përmirësuar bashkëpunimin tregtar, financiar dhe energjetik me Iranin.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button