Le Pen: Franca nuk mund t’i ofrojë më ndihmë financiare Ukrainës

Marine Le Pen, kandidatja presidenciale franceze e ekstremit të djathtë, tha në një intervistë se Franca nuk mund të përballojë më të ndihmojë financiarisht Ukrainën, duke pasur parasysh perspektivën e zymtë fiskale të vendit.
“Ne nuk mund t’i ofrojmë më ndihmë financiare Ukrainës dhe na vjen keq për këtë”, tha Le Pen.
Për më tepër, Le Pen tha se Franca nuk duhet të shkojë në luftë kundër Rusisë, pikërisht sepse është një vend i armatosur me armë bërthamore.
“Nuk dëshiroj që Franca të hyjë në luftë kundër Rusisë”, tha ajo.
Sakq, ajo deklaroi se është dakord me vendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të ftuar homologun e tij rus Vladimir Putin në samitin e G20 në dhjetor në Miami.
“Çdo iniciativë që synon t’i japë fund kësaj masakre është e mirëpritur”, tha ajo.
Ndërkohë, ajo kritikoi pushtimin e Rusisë, duke shtuar “ne jemi sovranistë dhe për këtë arsye, kur mbrojmë sovranitetin e Francës, ne po mbrojmë sovranitetin e të gjitha vendeve”, por tha se duke pasur parasysh perspektivën e vështirë financiare të Francës, ajo duhet t’i shpenzojë ato para brenda vendit dhe jo jashtë vendit.
“Ne mund t’i stërvitim ushtarët e tyre dhe udhëheqjen e tyre ushtarake, dhe t’u ofrojmë atyre ndihmë ushtarake. Ne nuk mund t’i ofrojmë më ndihmë financiare Ukrainës dhe na vjen keq për këtë”, tha ajo.
Rivalët e Le Pen janë përpjekur të përdorin mbështetjen e saj të vakët për Ukrainën dhe lidhjet e mëparshme me Rusinë për ta paraqitur atë dhe partinë e saj si aleatë të Presidentit rus Vladimir Putin.



