VLEN: Pas 50 vitesh histori, Shkëndija e Haraçinës me stadium të ri

Pas 50 vitesh histori, traditë dhe pasion për futbollin, Shkëndija e Haraçinës po merr infrastrukturën që e ka merituar prej vitesh.
Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka nisur realizimi i qendrës së re sportive, një investim i Komunës së Haraçinës që po mbështetet edhe nga pushteti qendror.
Projekti synon të krijojë kushte të reja për zhvillimin e sportit në komunë, veçanërisht për Shkëndijen e Haraçinës, si dhe për fëmijët dhe të rinjtë që do të kenë hapësira të përshtatshme për stërvitje dhe zhvillim sportiv.
Në këtë proces është përfshirë edhe pushteti qendror, ndërsa mbështetjen institucionale për zhvillimin e infrastrukturës sportive e dëshmon edhe prania e zv.ministres së Sportit, Safije Sadiki Shahini.
Për Daut Beqirin, ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm për sportin në Haraçinë, por edhe një investim në gjeneratat e reja. Qendra sportive është pjesë e vizionit që Shkëndija të ketë infrastrukturën që i përgjigjet historisë së saj 50-vjeçare.
Hapi i radhës është që kjo bazë e re sportive të shërbejë si themel për realizimin e stadiumit kryesor të Shkëndijës së Haraçinës.
50 vite histori. Një kapitull i ri për Shkëndijen dhe Haraçinën.



