VLEN nis fushatën në Bërvenicë: “18 tetori është dita e ndryshimit!”

Partia VLEN ka bërë të ditur se ka hapur shtabin në Bërvenicë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale që do të mbahen më 18 tetor.
Në këtë garë, VLEN do të përfaqësohet me Jakup Huseinin si kandidat për kryetar të Komunës së Bërvenicës, ndërsa Amir Musliji është emëruar shef i shtabit zgjedhor.
“Hapim një rrugëtim të ri – me energji, organizim dhe përkushtim për qytetarët”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.
Në hapjen e shtabit kanë marrë pjesë bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, nënkryetarja Mimoza Musa, shefi i Shtabit qendror, Adnan Azizi, deputetë, kryetarë komunash, aktivistë, si dhe qytetarë e mbështetës të partisë.
Nga VLEN-i kanë theksuar se Bërvenica meriton punë, zhvillim dhe përfaqësim denjitoz, duke e paraqitur hapjen e shtabit si pjesë të përgatitjeve për garën zgjedhore të 18 tetorit.
“Bërvenica meriton punë, zhvillim dhe përfaqësim denjitoz”, thuhet në njoftim.
Në fund të reagimit, VLEN-i ka përcjellë mesazhin e fushatës së tij për zgjedhjet lokale.
“18 tetori është dita e ndryshimit! Bërvenica VLEN!”, përfundon njoftimi i partisë.


