VLEN: Me mbështetjen e BE-së, ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme dhe të drejtë

VLEN mirëpret takimin e zhvilluar mes përfaqësuesve të institucioneve të Maqedonisë së Veriut dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kaja Kallas, si dëshmi e përkushtimit të ndërsjellë për avancimin e procesit të integrimit evropian.
Në këtë takim të rëndësishëm, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, riafirmoi qartë dhe prerë se rruga evropiane e Maqedonisë së Veriut është një prioritet strategjik dhe i panegociueshëm.
VLEN vlerëson se vetëm përmes bashkëpunimit të sinqertë me Bashkimin Evropian, reformave të thella strukturore dhe një lufte të pakompromis kundër korrupsionit, vendi ynë mund të ecë drejt një të ardhmeje të qëndrueshme, të drejtë dhe me mirëqenie për të gjithë qytetarët.
Qeveria e re, e ndërtuar mbi parime të qarta të transparencës dhe llogaridhënies, është e vendosur që ta rikthejë besimin e qytetarëve në institucione dhe të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në BE, me mbështetjen aktive të partnerëve ndërkombëtarë.
VLEN riafirmon se do të jetë një faktor kyç dhe i përgjegjshëm në këtë proces historik për vendin tonë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button