Vizitë zyrtare në Marok: Gashi nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit multilateral

Kryetari i Kuvendit, Afrim gashi i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Marok, ka zhvilluar, siç e ka quajturm një takim të frytshëm me Mohamed Ould Erachid, Kryetar i Dhomës së Lartë të Parlamentit të Mbretërisë së Marokut, në kuadër të Forumit Ekonomik Parlamentar të Mesdheut, në Marrakech.

“Gjatë takimit, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe theksuam rëndësinë e zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, arsimore dhe kulturore mes vendeve tona. U dakorduam për domosdoshmërinë e intensifikimit të komunikimit dhe bashkëpunimit përmes forumeve dhe iniciativave multilaterale, me synim ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme dhe afatgjata”, thuhet në njoftimin e Gashit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button