VLEN: Maqedonia e Veriut po bëhet destinacion më i mirë për investime

Maqedonia e Veriut po ndërton një klimë më të favorshme për investime, partneritete ndërkombëtare dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Për VLEN-in, zhvillimi ekonomik duhet të matet me mundësitë që krijohen për qytetarët dhe bizneset.
Në këtë drejtim, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi takim me ministrin e Punës së Shtetit të Katarit, Sh.T. Dr. Ali bin Samih Al Marri, ku u nënshkrua Memorandumi për bashkëpunim në fushën e punës. Marrëveshja forcon bashkëpunimin institucional dhe krijon hapësirë për shkëmbim të përvojave dhe ekspertizës në tregun e punës.
Krahas bashkëpunimit ndërkombëtar, rezultate konkrete po shihen edhe në terren. Investimet dhe zgjerimet e kompanive KIEL dhe Cavo Automatik, përfshirë ato në zonën ekonomike në Tetovë, tregojnë se po krijohen kushte më të mira për zhvillimin e industrisë dhe sektorit privat.
VLEN do të vazhdojë të punojë për një ekonomi më dinamike, më shumë investime dhe vende pune më të mira, duke krijuar mundësi që njerëzit të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, në vendin e tyre.
Më shumë investime, më shumë vende pune, më shumë mirëqenie për qytetarët.



