VLEN: Forcojmë boshtin me diasporën shqiptare dhe SHBA-në

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti në vizitën e tij në Nju Jork po artikulon një qasje politike të qartë: shqiptarët duhet ta forcojnë zërin e tyre aty ku ndërtohen partneritetet dhe merren vendimet.
Në Galën e Këshillit për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, Mexhiti theksoi rëndësinë e një diaspore të organizuar dhe me përfaqësim të fuqishëm në institucionet amerikane.
Takimi me Wesley Clark merr një simbolikë të veçantë për shqiptarët e Shkupit, pasi gjenerali amerikan është qytetar nderi i Komunës së Çairit.
Në këtë drejtim, diaspora shqiptare në SHBA përfaqëson një potencial të madh – në biznes, diplomaci, profesion, akademi dhe jetë publike. Për VLEN-in, ky potencial duhet të shndërrohet në ura më të forta bashkëpunimi me institucionet amerikane dhe në mbështetje më të madhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe rajon.
Sepse, disa miqësi ndërtohen me diplomaci, disa të tjera vulosen nga historia, ndërsa miqësia e shqiptarëve me SHBA-në i ka të dyja.
VLEN beson se ky partneritet me Amerikën nuk është vetëm pjesë e historisë së shqiptarëve, por edhe një investim në të ardhmen e tyre.



