(VIDEO) Zeqirija Ibrahimi: Ne e patëm zgjidhjen për spitalet, por u çun peshë me e shkarku Bekimin
Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët në Dibër, pati një pyetje rreth spitaleve dhe shëndetësisë ku ai theksoi se gjatë kohës sa ishin ata në pushtet kanë pasur një projekt për zgjidhjen e këtij problemi, por u penguan nga të gjithë.
“Ne, derisa ishim në Qeveri, e kishim një ofertë, në fakt, atë e ka pasur në plan doktor Bekimi që të bëhet një Qendër Klinike e madhe në Shkup dhe gjashtë qendra rajonale në të gjithë vendin. Investimi ishte i siguruar. Shteti nuk duheshte të paguaj asgjë. Mjaftonte shteti vetëm ti jap hapësirat aktuale të spitaleve dhe investuesi ato i bënte të gjitha. U çun peshë me e shkarku Bekimin”, u përgjigj në pyetjen e aktivistëve.