(VIDEO) Rrufeja vrau kopenë me 107 dele në Çashkë

Blegtori nga Komuna e Çashkës, Tasin Useinov, të mërkurën pësoi një fatkeqësi të vërtetë për tufën e tij: nga një goditje rrufeje i ngordhën 107 dele.
Nga Lidhja e rritësve të deleve, ku Useinov u drejtua për ndihmë, na njoftuan për rastin dhe presin që institucionet të gjejnë një mënyrë për ta ndihmuar blegtorin të dalë nga kjo situatë dhe të vazhdojë të merret me blegtori, njofton Agrotim.mk.
Me rastin janë njohur edhe në Ministrinë e Bujqësisë, nga ku e kanë njoftuar se do të shqyrtohet çdo mundësi për ta ndihmuar Useinovin.



