(VIDEO) Aksident i pazakontë në Strasburg, përplasen tramvajet. Lëndohen 20 persona

Dy tramvaje u përplasën në një tunel në qytetin lindor francez të Strasburgut të shtunën, duke plagosur të paktën njëzet persona, thanë autoritetet.

“Njëzet persona janë plagosur”, tha një zëdhënës i prefekturës, duke cituar një vlerësim paraprak.

Ai shtoi se shkaku i aksidentit ende nuk është përcaktuar.

Një perimetër i madh sigurie u vendos para stacionit, ku ambulanca të shumta janë pozicionuar, sipas një gazetari të AFP në vendngjarje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button