Vendkalimi ilegal te Bit Pazari, Gjorgjievski: Do të vendosen semaforë dhe vija të bardha

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, njofton se vendkalimi aktualisht ilegal për këmbësorë te Bit Pazari do të rregullohet. Ai thotë se, pas kërkesës së qytetarëve, veçanërisht të moshuarve që kanë vështirësi ta përdorin mbikalimin, është përgatitja e projektit për një vendkalim të sigurt. Ai tha se do të vendosen semaforë dhe do të ketë vendkalim të rregullt për këmbësorë.
“Kur shumica e qytetarëve kanë vendosur se është më mirë edhe për bizneset atje, por edhe më e thjeshtë, veçanërisht për qytetarët e moshuar, të cilët nuk mund dhe nuk janë në gjendje fizikisht ta përdorin mbikalimin për këmbësorë, atëherë u dakorduam me Ndërmarrjen Publike “Rrugët dhe Rrugicat”, me “Sava” Shkup, që mbi bazën e analizave dhe në përputhje me ligjin, të përpilohet projekt për shënjimin e sigurt të atij vendkalimi për këmbësorë. Aty do të vendosen semaforë për këmbësorët, të cilët do të jenë të vendosur në mënyrë të tillë që të mos krijohet kaos në komunikacion. Kështu që, definitivisht, këtë e kam përmendur edhe në media gjatë kësaj periudhe. Aty do të vendosen semaforë dhe do të ketë vendkalim të rregullt për këmbësorë”, tha Gjorgjievski.



