Vazhdon ndërtimi i Sallës Universale në Shkup, Sulejmani: Pritet të përfundojë në vitin 2028

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, inspektoi sot punimet për ndërtimin e “Sallës Universale” në Shkup dhe u informua për ecurinë e projektit, përcjell TV21. Sipas Ministrisë, punimet po zhvillohen sipas planit dinamik. Deri tani janë realizuar gërmimet në nivelin e bodrumit, ndërtimi i shtyllave dhe aktivitetet për mbrojtjen e konstruksionit, ndërsa po punohet edhe në përpunimin dhe montimin e elementeve të çelikut.

 

“Sot inspektova punimet në punishten e Sallës Universale, objekt me rëndësi të veçantë për qytetin, në prani të drejtuesit të punimeve “Megaron Engineering” Shkup, organit mbikëqyrës “EOS E.E Consulting” – SHPK Shkup dhe kontraktorit “Universal Balkan” SHPK Shkup. U informova se deri më tani janë realizuar me sukses punimet e parashikuara përgatitore, punimet ndërtimore-zejtare dhe prishjet e planifikuara, ndërsa kanë përfunduar edhe gërmimet në nivelin e bodrumit, shtyllat dhe mbrojtja e konstruksionit. Punimet po zhvillohen sipas dinamikës së planifikuar, ndërsa rezultatet e dukshme të progresit do të shihen që këtë fundjavë. Me këtë ritëm, Shkupi në vitin 2028 më në fund do ta ketë Sallën moderne Universale– një objekt me rëndësi të madhe për kryeqytetin”, ka shkruar Sulejmani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button