Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi: 7 milionë denarë mbështetje për konkurrueshmërinë e kompanive vendase

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, njoftoi shpalljen e dy thirrjeve të reja publike me mbështetje financiare prej gjithsej 7 milionë denarë, të destinuara për avancimin e konkurrueshmërisë së kompanive vendase nga industria përpunuese.

Mbështetja do të fokusohet në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet kompanive dhe universiteteve përmes projekteve të përbashkëta, si dhe në zbatimin dhe certifikimin e standardeve dhe zhvillimin e praktikave të përgjegjësisë shoqërore.

Ministri Durmishi theksoi se synimi është orientimi i mbështetjes publike drejt masave që krijojnë vlerë afatgjatë për kompanitë dhe ekonominë.

Sipas tij, këto masa do të ndihmojnë në nxitjen e inovacionit, përdorimin e teknologjive të reja dhe rritjen e konkurrueshmërisë së kompanive vendase, me qëllim që ato të jenë më të përgatitura për tregjet evropiane dhe botërore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button