Vazhdon gjykimi ndaj Ramiz Merkos

Në Gjykatën e Strugës vazhdoi gjykimi ndaj kryetarit të komunës së Strugës Ramiz Merko për emërimin e paligjshëm të drejtorëve në katër shkolla fillore në Strugë, raporton Alfax.

Merko tha se nuk ndihet fajtor për këtë rast.

Akuza u ngrit më 17 maj. Prokuroria Publike Themelore e Strugës pati njoftuar se ka ngritur dy kallëzime penale për emërim të paligjshëm të dy drejtorëve të shkollave në Strugë. Në rastin e parë akuzohen katër persona për emërimin e drejtoreshës në fshatin Veleshtë. Drejtoresha e emëruar me dokumente të falsifikuara që i kanë shërbyer për të dhënë provimin pranues, drejtori i qendrës së provimeve dhe zëvendës drejtori, si dhe kryetari i Strugës.

Në rastin e dytë, kryetari i komunës së Strugës akuzohet për vepër penale Punë të Pandërgjegjshme në Shërbim, sepse ka marrë vendim me të cilin ka caktuar person që nuk i plotëson kushtet, nuk ka pasur përvojë pune prej të paktën pesë viteve, në detyrën e ushtruesit të detyrës drejtor të shkollës fillore në fshatin Podgorc. Alfax.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button