Vazhdojnë akuzat e VMRO-DPMNE-së ndaj Filipçes për fshehje të pasurisë

VMRO-DPMNE-ja sërish ka akuzuar kryetarin e LSDM-së, Venko Filipçe ër fhsehje të pasurisë duke thënë se manipulimet janë një veçori e LSDM-së. Kjo, sipas VMRO-DPMNE-së, për shkak se Filipçe ka deklauar diçka jetër si ministër e diçka tjetër si deputet.

“Fleta e fundit e anketimit të dorëzuar në Antikorrupsion pasi ai u bë deputet, tregon se ai posedon pasuri prej 850 mijë eurosh. Filipçe, si ministër i Shëndetësisë, raportoi së pari, një shtëpi prej 464 metrash katrorë e ndërtuar në vitin 2017 në vlerë prej 27,8 milionë denarë, së dyti, një banesë prej 130 metra katrorë në vlerë prej 7,8 milionë denarë në vitin 2016 dhe si e treta, një banesë tjetër në Shkup prej 50 metrash katrorë që është rezultat i shitjes në vitin 2010. Filipçe si deputet në vitin 2024 raporton pasurinë në vijim. Së pari, një banesë në Shkup në vlerë prej 12 milionë denarë e fituar me trashëgimi në vitin 2016. Nuk e ka deklaruar banesën kur ka qenë ministër, por e ka pasur. Së dyti, një banesë në Shkup e fituar me trashëgimi në vitin 2016 në vlerë prej 3 milionë denarë. Dhe kjo banesë nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër, por e kishte. Së treti, dy banesa në Shkup në vlerë prej 12 milionë denarë, të blera me kontratë ndërtimi në vitin 2017. Dhe këto banesa nuk ishin të regjistruara në kohën kur ai ishte ministër, por i kishte në pronësi të katërt, një banesë në Qendër në vlerë prej 3 milionë denarë të fituar në vitin 2008 me kontratë shitblerjeje. Dhe kjo banesë nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër dhe ishte në pronësi të tij”, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja.

Siç thonë nga partia në pushtet, është e paqartë se si pronën e ka pasur kur është bërë ministër apo pesë banesat që nuk i ka raportuar në pyetësor në Komisionin Kundër Korrupsionit, por i ka denoncuar si deputet. Prandaj lindin një sërë dilemash dhe pyetjesh. A ka fshehur Filipçe pasurinë, nëse e ka pasur zakon të fshihet, ndoshta po e bën akoma.

Nga VMRO-DPMNE i bëjnë thirrje Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që menjëherë të gjejë të dhënat për të përcaktuar se çfarë fshihte Filipçe. Gjithashtu i bëjën thirrje Prokurorisë Publike që të hetojë se pse Flipçe nuk e ka raportuar pronën në anketë si ministër dhe pse në anketën si deputet figuron pasuria që ka pasur para se të bëhej ministër dhe nuk e ka raportuar.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button