Vala e të nxehtit ekstrem dhe stuhitë në Poloni, të paktën 70 persona humbin jetën

Të paktën 70 njerëz janë mbytur në Poloni që nga fillimi i qershorit, thanë autoritetet, pasi temperaturat rekord tërhoqën mijëra njerëz drejt liqeneve dhe lumenjve gjatë valës së të nxehtit që u pasua nga stuhi në pjesën më të madhe të vendit, transmeton Anadolu.

Policia dhe shërbimet e urgjencës u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes pas një rritjeje të ndjeshme të rasteve fatale të lidhura me ujin gjatë një prej periudhave më të nxehta të regjistruara ndonjëherë. Vdekjet e fundit erdhën pasi temperaturat u rritën mbi 40 gradë Celsius në pjesë të Polonisë perëndimore, përpara se stuhitë, shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta të përfshinin pjesën më të madhe të vendit.

Sipas statistikave të policisë polake, 70 persona janë mbytur që nga 1 qershori, ku shumica e incidenteve kanë ndodhur në zona të pambrojtura të notit, lumenj dhe liqene.

Autoritetet thanë se shumë nga viktimat hynë në ujë për t’u freskuar gjatë vapës ekstreme, ndërsa të tjerët nënvlerësuan rrymat ose notuan në vende të pambikëqyrura. Policia dhe Qendra e Sigurisë Qeveritare u kanë kërkuar vazhdimisht qytetarëve të përdorin zonat e caktuara të banjës, të shmangin alkoolin dhe të mbikëqyrin nga afër fëmijët.

Instituti shtetëror meteorologjik i Polonisë, IMGW, lëshoi ​​një sërë paralajmërimesh për të nxehtin dhe stuhitë gjatë ditëve të fundit, pasi vendi përjetoi temperaturën më të lartë rekord, me 40.5 gradë Celsius të matur në Slubice më 28 qershor. Vala e të nxehtit u pasua nga stuhi të forta që sollën shi të dendur, breshër dhe erëra të forta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button