UT shpall konkurs për rektor të ri, në garë disa emra

Universiteti i Tetovës edhe zyrtarisht ka shpallur konkursin për përzgjedhjen e rektorit të ri. Nga sot ka filluar shpallja e kandidaturave. Ditëve të ardhshme pritet të definohen dhe detajet për paraqitjen e kandidatëve por edhe procedurën e zgjedhjes së rektorit të ri.
“E rëndësishme është që të kemi një proces zgjedhor transparent në harmoni me aktet ligjore në fuqi dhe një proces zgjedhor që do zhvilloj dhe avancoj edhe më tepër punën dhe veprimtarinë e tërësishme të universitetit të Tetovës, duke dëshmuar se ky institucion gëzon kapacitetet e duhura dhe me përfundimin e këtij procesi, të kemi hapërim e vazhdueshëm të këtij institucioni”, deklaroi Jusuf Zejneli, Rektor i UT-së.

Deri tani dihen tre emra të kandidatëve: Jusuf Zejneli, rektor aktual i UT-së i cili sot shpalli kandidaturën e tij është zyrtarisht. Fehari Ramadani, historia dhe Kenan Ferati kryetar i Senatit të UT-së. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë. Procesi i zgjedhjeve për rektor të vitit 2023, u shndërrua në një nga zhvillimet më të diskutuara në arsimin e lartë në vendin tonë. I njëjti u përcoll me shumë tensione të brendshme ku nuk munguan as akuzat për pabarazi dhe ndikime jo formale, si pasojë e të cilës, dy nga kandidatët e asaj kohe dhanë edhe dorëheqje nga konkursi./Alsat.mk.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button