Ushtria izraelite u vë flakën shtëpive në jug të Libanit

Ushtria izraelite dogji shtëpi në vendbanimin Mays al-Jabal në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit të përkohshëm, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare libaneze të lajmeve NNA, ushtria izraelite sulmoi shtëpitë në lagjen Mufeylihe, në perëndim të Mays al-Jabal, duke filluar që në orët e mëngjesit.

Ushtria izraelite, e cila u vuri flakën shtëpive në këtë lagje, vazhdon gjithashtu të shembë shtëpitë në qytetet nën pushtimin e saj përgjatë kufirit.

Sulmet izraelite ndaj Libanit dhe armëpushimi

Ushtria izraelite nisi sulme intensive ajrore ndaj Libanit më 2 mars, duke pushtuar shumë vendbanime në jug të vendit. Qeveria libaneze njoftoi se numri i personave të zhvendosur në vend gjatë kësaj periudhe tejkaloi 1.162.000.

Një armëpushim i përkohshëm 10-ditor midis Libanit dhe Izraelit hyri në fuqi më 17 prill.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ata e pranuan armëpushimin, por do të qëndrojnë në territoret e pushtuara në jug të Libanit. Pavarësisht armëpushimit, sulmet izraelite vazhdojnë dhe Hezbollahu thotë se po u përgjigjet shkeljeve.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button