LSDM dorëzoi ligjin: Shtetësi të dyfishtë të mos kenë as ministrat, as zv/kryeministrat

Grupi parlamentar i LSDM-së ka dorëzuar Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë, me të cilin parashihet ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për ministrat, zëvendëskryeministrat dhe gjithë përbërjen e Qeverisë, me zbatim të menjëhershëm.
Nga partia deklarojnë se me këtë propozim vendoset parimi i barazisë, gjegjësisht që rregullat e njëjta të vlejë për të gjithë funksionarët e zgjedhur dhe të emëruar, pa përjashtim.
LSDM-ja njëkohësisht kritikon ndryshimet e paralajmëruara të Ligjit për deputetët nga ana e VMRO-DPMNE-së, duke vlerësuar se ato nuk parashohin hyrje të menjëhershme në fuqi, por të vlejnë nga përbërja e ardhshme parlamentare.
„Është e dukshme se qëllimi është të mbrohen deputetët dhe ministrat aktualë të cilët kanë edhe shtetësi të tjera. Kjo është e pandershme dhe në kundërshtim me parimet e përgjegjësisë“, thonë nga LSDM.
Nga atje paralajmërojnë se, përveç ndryshimeve të propozuara të Ligjit për Qeverinë, do të dorëzojnë edhe amendamente në propozimin për Ligjin për deputetët, me qëllim që ndalimi i shtetësisë së dyfishtë të vlejë menjëherë edhe për deputetët.
„Shtetësi të dyfishtë nuk do të ketë as deputet, as funksionar i zgjedhur dhe i emëruar“, porositin nga LSDM.



