Ushtari izraelit Beni Aharon përgjegjës për vrasjen e 6- vjeçares Hind Rajab

Fondacioni Hind Rajab ka bërë publikisht të ditur emrin e kolonelit izraelit, Beni Aharon, si komandantin përgjegjës për vrasjen e 6-vjeçares Hind Rajab dhe familjes së saj në lagjen Tel al Hawa të Gazës, më 29 janar 2024.
Grupi për të drejtat e njeriut me qendër në Bruksel deklaroi se Aharon drejtonte njësinë e tankeve që hapi zjarr ndaj automjetit ku ndodheshin Hind dhe gjashtë anëtarë të familjes së saj, duke i vrarë menjëherë. E njëjta njësi izraelite shkatërroi edhe një ambulancë të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze, e cila ishte nisur për të shpëtuar vajzën, e cila mbeti e plagosur dhe e bllokuar për orë të tëra përpara se të vdiste e vetme.
Fondacioni ka paraqitur zyrtarisht një ankesë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare, duke akuzuar kolonelin izraelit Beni Aharon për krime lufte në lidhje me vrasjen e Hind Rajab dhe familjes së saj.
Hind Rajab do të kishte festuar ditëlindjen e saj të 7-të më 3 maj.