Universiteti “Nënë Tereza”: Moment historik, Kuvendi miratoi ndryshimet statutore për themelimin e tre fakulteteve të reja në UNT

Gati një dekadë nga themelimi, Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup shënoi sot një arritje historike. Në seancën e 105-të të Kuvendit të RMV-së, me 59 vota “PËR” dhe asnjë kundër, u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Statutit të Universitetit, duke kurorëzuar procesin e konsolidimit institucional.
Kjo reformë substanciale sjell këto përmirësime kyçe:
✔️Zyrtarizimi i tre fakulteteve të reja: Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Shkencave Humane.
✔️Diploma në tri gjuhë: Mundësimi i lëshimit të diplomave dhe shtojcave të tyre në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze.
✔️Modernizimi institucional: Përditësimi i simboleve zyrtare dhe dispozitave në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet evropiane.
Ky akt dëshmon pjekurinë dhe vizionin afatgjatë të UNT-së për të ndërtuar një institucion modern dhe konkurrues. Udhëheqësia e UNT-së shpreh mirënjohje të thellë për stafin akademik e administrativ, studentët dhe të gjitha institucionet qeveritare e parlamentare që kontribuan në këtë sukses të përbashkët.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button