UNICEF: Sulmi i Izraelit ndaj tendave në Gaza duhet të trondisë botën

Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se bombardimi i tendave të palestinezëve të zhvendosur në kopshtin e spitalit në Gaza nga Izraeli duhet të trondisë thellë botën, transmeton Anadolu.

“Ekranet tona u mbushën edhe një herë me imazhe të fëmijëve të vrarë, të djegur dhe familjeve që përpiqeshin të shpëtonin nga tendat e bombarduara”, thuhet në postimin e UNICEF-it në rrjetin social X.

“Këto imazhe duhet të trondisin thellë botën”, theksohet në postimin në të cilin kërkohet që t’i jepet fund menjëherë kësaj dhune të tmerrshme ndaj fëmijëve.

Më tej vihet në dukje se 15 fëmijë humbën jetën si pasojë e bombardimeve të njëpasnjëshme të një spitali dhe një shkolle nga Izraeli, duke treguar edhe njëherë se nuk ka vend të sigurt në Rripin e Gazës.

Në sulmin që ushtria izraelite kreu ndaj tendave ku po qëndronin civilët e zhvendosur në vendbanimin e spitalit “Dëshmorët e Al-Aksës” në qendër të Gazës, u vranë 4 palestinezë, përfshirë një fëmijë dhe një grua ndërsa 40 të tjerë u plagosën.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button