Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy njoftoi se kanë dërguar 500 tonë miell në Siri, transmeton Anadolu.

Zelenskyy në postimin e tij në X tha se këtë ndihmë e bëjnë për të mbështetur popullin sirian.

“500 tonë miell ukrainas u nisën për në Siri si pjesë e programit tonë të ndihmës humanitare ‘Gruri nga Ukraina’, të cilin e kryejmë në bashkëpunim me Programin Botëror të Ushqimit (WFP)”, shkroi ai.

Duke thënë se ndihma humanitare do t’u dërgohet 167 mijë njerëzve nga 33.250 familje në javët e ardhshme, Zelenskyy uroi siguri dhe stabilitet për Sirinë dhe popullin e saj.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button