Uji në Shkup është i sigurt për pije

Uji në Shkup është i sigurt për pije, informon NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup, duke theksuar se sipas rezultateve të mara nga hulumtimet, të gjitha mostrat nga sistemi i furnizimit me ujë të qytetit të Shkupit përputhen me Rregulloren për kërkesat për siguri dhe cilësi të ujit për pije.

 

Nga Ndërmarrja Publike theksojnë se sot nga ana e Sektorit – Kontroll Sanitar janë marrë 42 mostra nga rrjeti i ujësjellësit të qytetit të Shkupit, prej të cilave katër mostra nga bunarët prej Nerezit – Lepencit.

 

Vëzhgimi, shtojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup bëhet sipas Rregullores për kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit për pije nr.183/2018 (Shtojca 2, Pjesa B).

 

“Mostrat u morën sipas metodës MKC ISO 5667-5 të marrjes së mostrave – Pjesa 5: Udhëzime për marrjen e mostrave të ujit të pijshëm nga impiantet e trajtimit të ujit dhe sistemet e shpërndarjes së ujit. Të gjitha mostrat do t’i nënshtrohen analizave fiziko-kimike dhe mikrobiologjike në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm Nr. 183/2018 (Shtojca 4, Kontrolli bazë A) në laboratorë të akredituar në Sektorin e Kontrollit Sanitar në përputhje me ISO 17025:2018. Sipas rezultateve të testeve, të gjitha mostrat nga sistemi i furnizimit me ujë i qytetit të Shkupit përputhen me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18)”, theksojnë nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button