UEFA mund të nisë hetime ndaj Infantinos

UEFA po shqyrton mundësinë e një hetimi ndaj Gianni Infantinos, lidhur me periudhën 16-vjeçare kur ai ka qenë pjesë e organizatës.

Sipas të përditshmes britanike The Telegraph në qendër të vëmendjes janë pretendimet se një grua e përfolur si ish-partnere e Infantino ka marrë një dëmshpërblim të majmë me fondet e UEFA-s. Drejtuesit e UEFA-s duan të qartësojnë mënyrën sesi janë kryer këto pagesa dhe nëse marrëdhënia e pretenduar ka ndikuar në vendimmarrje.

Sipas The Telegraph, shqyrtimi mund të mos kufizohet vetëm te këto pretendime, por të përfshijë në mënyrë më të gjerë edhe sjelljen dhe veprimtarinë e Infantinos gjatë gjithë kohës së tij në UEFA. Ndërkohë FIFA reagoi ndaj polemikave për qeverisjen brenda saj dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Në një deklaratë theksohet se nuk do të mbështesë, lehtësojë apo tolerojë asnjë proces për zgjedhjen e presidentit, që bie ndesh me statutin e saj.

FIFA nënvizon se është e gatshme të përballet me çdo analizë të ligjshme, por kundërshton atë që e konsideron si shtrembërim të fakteve apo publikim të akuzave të pakonfirmuara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button