Turqia thërret ambasadorin e Gjeorgjisë lidhur me incidentet në ndeshjen e Besiktasit në Ligën Europa

Turqia të premten thirri ambasadorin e Gjeorgjisë, Archil Kalandia, lidhur me incidentet gjatë ndeshjes të së enjtes në Ligën Europa të UEFA-s mes Besiktasit dhe ekipit izraelit Hapoel Beer-Sheva, në Batumi, transmeton Anadolu.

Masa diplomatike pasoi përleshjet e së enjtes, pasi tifozët e Besiktasit shpalosën një flamur palestinez në tribunat e stadiumit.

Policia gjeorgjiane përdori forcë fizike dhe sprej djegës ndaj tifozëve turq gjatë një ndërhyrjeje që Besiktasi e cilësoi si përdorim joproporcional të forcës.

Përleshjet detyruan gjyqtarin ta ndërpriste ndeshjen për rreth 30 minuta. Pas ndërprerjes, ndeshja rifilloi dhe Besiktasi siguroi fitore 2-1 ndaj Hapoel Beer-Shevas.

Besiktasi dënoi ndërhyrjen policore, ndërsa autoritetet turke shprehën shqetësim për trajtimin e tifozëve të klubit.

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, gjithashtu diskutoi incidentet përmes një bisede telefonike me homologen e tij gjeorgjiane, Maka Botchorishvili.

Gjashtëmbëdhjetë tifozët e Besiktas, të ndaluar pas përleshjeve, më pas u liruan pas përpjekjeve diplomatike dhe ligjore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button