Numri i përsonave të prekur me grip është rritur për 22%

Numri i përsonave të prekur me grip dhe sëmundjeve të ngjajshme me gripin është rritur për 22%, gjegjësisht janë paraqitur 188 raste. Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije se më shumë raste me grip ka në Shkup dhe Kumanovë. Sa i përket periudhës së njetë të vitit të kaluar, kanë qenë të prekur 91 persona, që paraqet një rritje të dyfishtë, kurse në krahasim me modelin e 16 sezoneve të fundit, është regjistruar rritjr për 70.8%.
“Nga 188 raste, 40 janë regjistruar në Shkup, 32 në Kumanovë, nga 17 në Dibër dhe Radovish, 13 në Tetovë, nga 11 në Ohër dhe Prilep, 10 në Strugë, 8 në Strumicë, 6 në Manastir, 5 në Sveti Nikollë, nga 4 në Resnjë dhe në Shtip, nga dy raste në Veles, Kavadar, Negotinë dhe Makedonski Brod dhe nga një rast në Kriva Pallankë dhe Gostivar”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Sa i përket moshës, janë regjistruar 113 persona të moshës 15 deri në 64 vjeç, 29 persona mbi moshën 65 vjeç, 28 fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç dhe 18 fëmijë nën moshën katër vjeç.
Ndërsa në mesin e formave të virusit ka edhe të raste të covidit.
“Nga totali i materialeve të testuara, janë gjashtë rezultate pozitive për SARS-CoV-2. Ndërsa nuk ka pasur materiale laboratorike pozitive për RSV në këtë javë”, thonë nga ISHP.
Në sezonin 2026/2027, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit/sëmundjeve të ngjashme me gripin është 797. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, numri i rasteve të raportuara është 20.4 përqind më i lartë, dhe krahasuar me modelin e 16 sezoneve të fundit, është regjistruar një rritje prej 38.4 përqind. Në numrin e përgjithshëm, Tetova është vendi me më shumë të prekur me grip.



