Turqia dhe Arabia Saudite heqin vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale

Turqia ka miratuar një marrëveshje me Arabinë Saudite për përjashtimin reciprok nga kërkesat për vizë për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale, u njoftua të shtunën në Fletoren Zyrtare.

Sipas dekretit të nënshkruar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan, marrëveshja mes qeverive të Turqisë dhe Arabisë Saudite për përjashtimin reciprok nga vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe speciale ka hyrë në fuqi.

Marrëveshja u mundëson mbajtësve të këtyre pasaportave të hyjnë, të kalojnë tranzit, të dalin dhe të qëndrojnë përkohësisht në vendin tjetër pa vizë deri në 90 ditë brenda çdo periudhe 180-ditore.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button