Trump: Mike Waltz do të jetë ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në OKB

Presidenti amerikan Donald Trump tha sot se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të jetë Ambasadori i ardhshëm i SHBA-së në OKB, transmeton Anadolu.
“Jam i kënaqur të njoftoj se do ta nominoj Mike Waltzin për të qenë Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara”, shkroi Trump në “Truth Social”.
Ai shtoi se Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si Këshilltar i përkohshëm i Sigurisë Kombëtare.
Më herët, mediat njoftuan se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Mike Waltz do të largohet nga Shtëpia e Bardhë.