Protesta qytetare, nis marshimi në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore të kryeqytetit.

Në ditën e 22-të mijëra qytetarë janë vënë në lëvizje menjëherë pas mbylljes së tubimit, duke formuar një kolonë të gjatë që shtrihet për kilometra në rrugët e Tiranës.

Marshimi po zhvillohet nën mbikëqyrjen e forcave të policisë, ndërsa protestuesit vijojnë të artikulojnë kërkesat e tyre, me thirrjet për largimin e kryeministrit që dominojnë atmosferën e tubimit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button