Trump kërcënon Iranin: Nëse negociatat për armët bërthamore dështojnë, i bashkohemi Izraelit për t’ju sulmuar

Shtetet e Bashkuara do t’i bashkohen “vullnetarisht” Izraelit në nisjen e një sulmi ushtarak kundër Iranit nëse negociatat për një marrëveshje të re bërthamore dështojnë.
Donald Trump e deklaroi këtë në një intervistë të gjatë për revistën Time, por presidenti amerikan përsëriti shpresën se çështja e programit bërthamor të Iranit mund të zgjidhet përmes diplomacisë.
Lufta në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Hamasit, që përfshin Libanin, Sirinë, Iranin dhe Jemenin, ka arritur në ditën e 567.
Gjykata me bazë në Hagë ka vendosur që çështja e juridiksionit mbi urdhërarrestet kundër kryeministrit izraelit Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant duhet të rishqyrtohet për të përcaktuar nëse GJNP ka juridiksion mbi çështjen.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit Izraeli ka vrarë 63 palestinezë në Rripin e Gazës. Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, janë vrarë edhe dy vajza binjake 4-vjeçare.