Trump: Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë sot pas anulimit të sulmit të planifikuar

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën se bisedimet me Iranin do të fillojnë të hënën pasdite, duke shprehur optimizëm se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për Ngushticën e Hormuzit dhe “denuklearizimin” e Iranit, transmeton Anadolu.
Duke folur me gazetarët në bordin e “Air Force One” gjatë rrugës për në bazën e përbashkët “Andrews” në Maryland, Trump tha se bisedat me Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Iranin e kanë shtyrë atë të anulonte një “sulm masiv” të premten.

“Ata nuk donin që ne ta bënim atë, dhe sinqerisht, Arabia Saudite nuk e donte atë. Ata menduan se një marrëveshje është e afërt, që ka të bëjë me Ngushticën e Hormuzit dhe gjithashtu përfundimisht denuklearizimin”, tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button