Tottenham zhytet në krizë, Leicester i shkakton humbjen e katërt radhazi

Tottenham Spurs pësoi humbjen e katërt radhazi në Premier League, ndërsa Leicester, që po lufton për mbijetesë, u rikthye nga një gol dizavantazh për të marrë fitoren e parë në nëntë ndeshje.
Tifozët vendas nisën brohoritje të tipit “duam Levy jashtë” drejt presidentit Daniel Levy, ndërsa ekipi i dëmtuar i Ange Postecoglou pësoi dy gola brenda katër minutash menjëherë pas pushimit të pjesës së parë.

Vendasit kishin kaluar në avantazh falë golit me kokë nga Richarlison në pjesën e parë nga krosimi i Pedro Porro, por Jamie Vardy e barazoi nga një kros i ulët i Bobby De Cordova-Reid vetëm 57 sekonda pas pushimit.

Vendësit u shokuan nga barazimi dhe pësuan dhe golin e dytë, duke humbur në shtëpi 2-1.
Tottenhami momentalisht ndodhet në vendin e 15-të në tabelën e Premierligës me 24 pikë, ndërsa Leicesteri është i 17-ti me 17 pikë të grumbulluara.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button