Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë

Prokuroria Sepciale ka ngritur aktakuzë ndaj Stefan Raduloviqit për pjesëmarrje në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit S.R., për veprat penale ‘Kryerja e veprës terroriste’ dhe ‘Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës, më 24 shtator të vitit 2023, në fshatin Banjskë i pandehuri S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë.
Raduloviqi u pat arrestuar në prill të këtij viti dhe gjendet në paraburgim.
Ndërkohë në prill të këtij viti Gjykata Themelore në Prishtinë për këtë rast i ka dënuar me burgim të përjetshëm Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, e Dushan Maksimoviqin me 30 vjet burgim.
Tre të dënuarit janë në mesin e 42 personave të akuzuar për sulmin, përfshirë Radoiçiqin që pasi ishte marrë në pyetje në Beograd më 2023 e kishin lënë të lirë.



