Toshkovski: Pesë persona të ndaluar për incidentin në Çair, 13-vjeçari lufton për jetën

Të pesë personat e përfshirë në incidentin e rëndë në Çair, ku një 13-vjeçar u plagos me thikë, janë ndaluar nga policia. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, konfirmoi se i mituri ndodhet në gjendje shumë të rëndë dhe po lufton për jetën.

“Një person aktualisht është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, po lufton për jetën. Bëhet fjalë për një të mitur, ndërsa sipas informacioneve fillestare të marra nga shërbimet në Ministri, edhe ai që e kryen veprën penale është i mitur. Fëmija me lëndime të rënda trupore dhe fëmija që i ka shkaktuar ato janë të së njëjtës gjeneratë, të lindur në vitin 2012.

Mesazhi nga kjo ngjarje kriminale është i tmerrshëm. Këto skena të tmerrshme, nga aspekti i veprave penale, janë sfidë jo vetëm për shtete si yni, por edhe për shtetet e mëdha dhe të zhvilluara anëtare të Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për kryerjen e veprave penale jashtëzakonisht të dhunshme nga të miturit, ku përgjigjja shoqërore dhe penale është shumë ndryshe nga ajo kur bëhet fjalë për persona madhorë. Këtu duhet që si shoqëri të hyjmë pak më thellë në këtë çështje dhe duhet të ketë një përgjigje më të gjerë institucionale – nga ministritë kompetente, nga të gjithë faktorët shoqërorë, prindërit, qendrat sociale, MPB-ja, Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Ministria e Arsimit, qendrat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë.

Vërtet, kjo është një nga sfidat më të tmerrshme që kemi përpara”, porositi Toshkovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button