Toshkovski: Me vendosjen e kamerave të sigurisë, nuk keni kujt t’i telefononi për t’ju hequr dënimin!

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në një dalje për media foli edhe për vendosjen e kamerave të sigurisë, përcjell TV21.

Toshkovski tha një nga arsyet kryesore për instalimin e kamerave është siguria.

“Një nga arsyet kryesore për instalimin e kamerave është siguria. Shifrat e viktimave janë alarmante. Kjo është arsyeja pse ne instalojmë kamerat, për të shpëtuar jetë. Dhe mbi të gjitha viktimat janë të rinjtë. Dhe një arsye tjetër është se nuk mund të telefononi më askënd për t’ju hequr dënimin. Nuk keni se ku të telefononi. Është kompjuter, duhet të telefonosh kompjuterin”, tha ministri i Brendshëm Toshkovski.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button