Theu rregullin e limitit për pagat me Kawhi Leonard, NBA sanksionon LA Clippers me gjobë të majme

NBA privoi Los Angeles Clippers me 5 zgjedhjet e para në Draft dhe e sanksionoi më një gjobë prej 30 milionë dollarësh pas hetimeve të kryera për thyerjen e rregullit për kufirin e pagave për yllin e saj Kaëhi Leonard. Skuadra kaliforniane, që ka deklaruar se do të kontestojë këtë sanksion, do të humbasë mundësinë për të zgjedhur në raundin e parë të Draftit NBA çdo vit që nga 2029 deri në 2033.
Sipas NBA, Los Angeles Clippers ndihmuan Leonard të driblojnë rregullat për kufirin e pagave në kontratat me sponsorët e skuadrës kur basketbollisti nënshkroi në vitin 2022. Pronari i Clippers, Steve Ballmer u skualifikua për një vit nga të gjitha aktivitetet e ligës dhe të skuadrës, presidentja e operacioneve komerciale Gillian Zucker, u pezullua për një vit dhe presidenti i operacioneve në basketboll, Laërence Frank u pezullua me 6 muaj, ndërsa vetë Leonard u dënua me një gjobë prej 700 mijë dollarësh.
‘Jam thellësisht i zhgënjyer për thyerjet flagrante të rregullave tona dhe nga gabimet institucionale dhe të udhëheqjes së Clippers që sollën në këtë sjellje të keqe-pohoi komisioneri i NBA, Adam Silver
Ndërkaq ka ardhur edhe reagimi i LA Clippers pas vendimit të NBA
‘Kontestojmë me forcë përfundimet e NBA që janë rezultat i një hetimi fals që kërkon të justifikojë një narrativë të paracaktuar sesa faktet dhe provat-theksohet në komunikatën e skuadrës kaliforniane të basketbollit. LA Clippers kishte pranuar të kalonte Leonard te Toronte në muajin korrik, por drejtuesit e Raptors deklaruan se do të prisnin rezultatin e hetimeve përpara mbylljes së marrëveshjes.



