Tërmet me magnitudë 3.3 ballë në zonën e Prespës, u ndje në Manastir dhe rrethinë

Një tërmet me magnitudë lokale 3.3 ballë sipas shkallës Rihter është ndjerë sot në orën 14:04 në pjesën jugperëndimore të vendit, njoftoi Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup. Sipas të dhënave të Observatorit, epiqendra e tërmetit ishte në zonën epiqendrore të Prespës, rreth 127 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
“ Tërmeti është ndjerë në pjesët jugperëndimore të Republikës, nga banorët e qytetit të Manastirit dhe rrethinës, me intensitet prej III-IV shkallësh sipas Shkallës Makrosizmike Evropiane”, thuhet në njoftim.



