“Teatri Shqiptar hapi dyert për një kauzë humanitare të rëndësishme – dhurimin vullnetar të gjakut”

Drejtori i Teatrit Shqiptar në Shkup, Ismet Ramadani ka njoftuar se kanë hapur dyert për aksionin e Institutit për Transfuziologji për dhurimin vullnetar të gjakut.
“Sot, Teatri Shqiptar hapi dyert për një kauzë humanitare të rëndësishme – dhurimin vullnetar të gjakut. Kjo nismë u organizua në bashkëpunim me Institutin për Transfuziologji në Shkup me drejtorin Amir Elezi dhe vetë Teatrin Shqiptar, duke sjellë së bashku komunitetin artistik dhe atë institucional në shërbim të jetës. Në këtë aktivitet solidar, morën pjesë një numër i madh aktorësh dhe kolegësh të tjerë të teatrit, duke dhënë shembullin e tyre për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë. I pranishëm ishte edhe zëvendësministri i Kulturës, z. Sedat Sulejmani, si dhe koordinatori për kulturë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, z. Abaz Selmani, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për nismat e tilla që bashkojnë artin dhe humanizmin”, ka shkruar drejtori Ramadani.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button