TAV reagon përsëri: Nuk kontrollohen vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë

TAV, kompania që menaxhon me Aeroportin e Shkupit, sërish reagojnë në lidhje me incidentin me presidenten e Kosovës. Nga kjo kompani thonë se kanë respektuar rregullat dhe ligjet që diktojnë se vetëm mysafirët që vijnë në vizitë zyrtare të Qeverisë të mos i nënshtrohen kontrollit. Siç shkruan në njoftim, ata kanë marrë udhëzime nga MPB se presidentja nuk duhet të ketë trajtim të veçantë por të kontrollohet sikur të tjerët.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht akuzat se punonjësi ynë nga departamenti i sigurisë ka tentuar të marrë telefonin. Telefoni i është kërkuar për t’iu nënshtruar kontrollit (skriningut) të detyrueshëm të sigurisë përmes aparatit me rentgen. Në bazë të Dokumentit 30 të ECAC (Doc.30) dhe Programit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, të gjithë pasagjerët, bagazhet e kabinës dhe sendet e tyre personale që udhëtojnë në një fluturim komercial, si në këtë rast, i nënshtrohen kontrollit të sigurisë. Nëse nuk jemi të harmonizuar me këto rregulla, piloti i fluturimit do të refuzojë hipjen në avion të pasagjerit. Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike i përjashton nga kontrolli i sigurisë vetëm mysafirët zyrtarë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe operatori i aeroportit merr njoftim zyrtar për përjashtime të tilla nga Ministria e Punëve të Brendshme. Udhëzimet që ka marrë Departamenti ynë i Sigurisë nga Departamenti për Mbrojtjen e Disa Personave dhe Objekteve thonë qartë se anëtarët e delegacionit duhet t’i nënshtrohen një kontrolli standard të sigurisë në përputhje me procedurat e përcaktuara”, thuhet në njoftimin e dytë të TAV.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button