Tarifat e Trump për mallrat kineze, Pekini paralajmëron SHBA-në: Nuk ka fitues në një luftë tregtare

Ministria e Jashtme kineze ka reaguar pas deklaratës së presidentit të SHBA Donald Trump, se po konsideronte një tarifë prej 10% për mallrat kineze.

“Kemi besuar gjithmonë se nuk ka fitues në një luftë tregtare apo një luftë tarifore. Kina është e vendosur fort për të mbrojtur interesat kombëtare,” tha zëdhënësja e departamentit Mao Ning në një konferencë ditore.

Trump ka deklaruar se tarifa mund të hyjë në fuqi më 1 shkurt (fundjavën e ardhshme) dhe se ajo bazohet në dërgimin e fentanilit nga Kina në Meksikë dhe Kanada. Kina mbronte më parë përpjekjet e saj për të ndaluar rrjedhën e drogave të paligjshme.

Presidneti i SHBA ka kërcënuar gjithashtu taksat e importit në Kanada dhe Meksikë, si dhe BE.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button