Specialja: Të akuzuarit vepruan së bashku për një qëllim të përbashkët kriminal

Gjykata Speciale ka konstatuar se katër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishin strategji për eliminimin e njerëzve që i shihnin si pengesë, përfshirë këtu anëtarë të forcave të tjera politike dhe ushtarake.
Edhe pse u tha se përgjegjësia është individuale, Gjykata ka konstatuar se ata kanë pasur marrëveshje “për qëllim të përbashkët kriminal”.
Aty është përmendur edhe shënjestrimi i anëtarëve të LDK-së dhe të FARK-ut.
“Trupi gjykues konstatoi se katër të akuzuarit dhe personat e tjerë në udhëheqjen e UÇK-së së kishin dy objektiva: Pavarësinë e Kosovës dhe vendosjen e kontrollit politik dhe institucional mbi atë për një Kosovë të pavarur. Këto pretendime synoheshin që të realizoheshin me anë të mjeteve ushtarake, politike e të tjera. Trupi gjykues nuk e gjykoi të nevojshme nëse se këto dy objektiva ishin në vetëvete kriminale apo të paligjshme. Katër të akuzuarit dhe anëtarët e tjerë të LPK-së kishin të njëjtin qëndrim se elementet kyçe dhe mjete të strategjisë për realizimin e qëllimeve të udhëheqjes së UÇK-së ishte shenjëstrimi, eliminimi dhe neutralizimi i disa personave të cilët konsideroheshin si pengesë për qëllimet e tyre”, ka thënë Smithi.



