Sulme masive në burgjet franceze/ Zjarrëvënie dhe të shtëna me armë pranë institucioneve të sigurisë

Franca është tronditur nga një valë sulmesh të dhunshme të kryera ndaj disa institucioneve të sigurisë së lartë në mbrëmjen e së hënës, të cilat përfshinin djegie automjetesh dhe të shtëna me armë pranë ambienteve të burgjeve. Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin konfirmoi incidentet përmes një postimi në rrjetin social X duke i cilësuar sulmet si akte frikësimi ndaj stafit të burgjeve.

“Ka pasur përpjekje për të frikësuar stafin në disa burgje, që nga djegia e automjeteve deri te gjuajtja me armë” shkroi Darmanin, i cili njoftoi gjithashtu se do të udhëtojë drejt qytetit Toulon për të ofruar mbështetje për punonjësit e prekur nga ngjarjet.

Burime nga Ministria e Brendshme, dyshojnë se këto sulme kanë qenë të koordinuara, si një kundërpërgjigje e rrjeteve kriminale ndaj ofensivës së qeverisë kundër trafikut të drogës.

Sipas mediave franceze objekt i sulmeve ishin burgjet në qytete si Marseille, Valence, Nimes, Luynes, Villepinte dhe Nanterre, ku janë raportuar zjarrvënie, shpërthime dhe të shtëna armësh në afërsi të institucioneve të sigurisë së lartë.

Autoritetet franceze nuk kanë raportuar për të plagosur, por kanë shtuar praninë policore dhe kanë nisur një hetim të zgjeruar për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur plotësisht motive.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button