Studim nga The Lancet Journal: Në fakt Izraeli ka vrarë 64.250 palestinezë në Gaza
Një studim i publikuar të enjten zbuloi se numri i të vdekurve në Rripin e Gazës është nënvlerësuar me 41%.
Analiza statistikore e rishikuar nga ekspertët, e publikuar në revistën “The Lancet Journal”, është kryer nga akademikë të Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, Universiteti Yale dhe institucione të tjera.
Studiuesit rillogaritën numrin e të vdekurve nga fushata ajrore dhe tokësore e Izraelit në Gaza gjatë nëntë muajve të parë të fushatws gjenocidiale izraelite.
Ata vlerësuan se 64,260 njerëz kanë vdekur si rezultat i lëndimeve traumatike gjatë kësaj periudhe, rreth 41% më shumë sesa shifrat zyrtare palestineze.
Sipas studimit, 59.1% e viktimave ishin gra, fëmijë dhe persona mbi moshën 65 vjeç. Sipas zyrtarëve palestinezë të shëndetësisë, mbi 46,000 njerëz kanë humbur jetën në luftën në Gaza.