Siljanovska-Davkova në Antalia: Theksohet partneriteti i fortë me Turqinë dhe mbështetja e TIKA-s

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalia, ka zhvilluar një takim me presidentin e TIKA-s, Abdullah Eren, ku u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe partneriteti i fortë mes dy vendeve.

Gjatë takimit, ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të TIKA-s, duke theksuar ndikimin e projekteve të realizuara në fusha të ndryshme si arsimi, shëndetësia, trashëgimia kulturore dhe infrastruktura.

“U konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer dhe partneriteti i fortë maqedono-turk,” ka deklaruar Siljanovska-Davkova.

Ajo veçoi kontributin në sektorin e shëndetësisë, duke shtuar se “veçanërisht e rëndësishme është ndihma në pajisje moderne për Klinikën e radioterapisë dhe onkologjisë, që kontribuon në përmirësimin e shëndetit publik.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button