Mexhiti: Investim mbi 8 milionë denarë për infrastrukturën në Gazi Babë

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti njoftoi se në Gazi Babë po finalizohet një projekt që i jep kësaj zone pamje të re, moderne, lëvizje më të lehtë dhe kushte më të mira për çdo qytetar.
“Po përmbyllet asfaltimi i rrugës 157, nga xhamia deri te shkallët në bulevard.
Kjo rrugë sot vjen e ndërtuar nga fillimi, me rrjet të ri të ujësjellësit, kanalizim atmosferik funksional, ndriçim publik, asfalt cilësor dhe trotuare të rregulluara që rrisin sigurinë dhe standardin e jetesës”, njoftoi Mexhiti.
Ai shtoi se ky është zhvillim që vazhdon dhe ky është investim që kthehet drejtpërdrejt te qytetari. Sipas tij, 2.8 milionë denarë janë ndarë nga Ministria e Mjedisit për rrjetin e ujësjellësit, dhe rreth 5.2 milionë denarë nga Komuna për pjesën tjetër të projektit.



