Shtatëmbëdhjetë të vrarë në dy shtëpi në një fshat afrikan
Shtatëmbëdhjetë persona u vranë në të shtënat masive në dy shtëpi në një fshat në provincën e Kepit Lindor të Afrikës së Jugut. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se kanë nisur hetimet për të dyshuarit.
Afrika e Jugut ka një nga normat më të larta të vrasjeve në botë, me rreth 20 mijë vrasje të regjistruara çdo vit nga një popullsi prej mbi 60 milionë banorësh, raporton Reuters.
Policia tha në një deklaratë se të shtënat kanë ndodhur në dy shtëpi të ndara në fshatin Lusikisiki dhe se në total janë vrarë 15 gra dhe dy burra.
“Në një shtëpi u vranë 13 persona, ku përfshiheshin 12 gra dhe një burrë. Në një shtëpi tjetër, katër persona u vranë gjithashtu”, ka njoftuar Shërbimi Policor i Afrikës së Jugut.
Motivi i sulmit nuk dihet.